Ndryshe nga opinioni sportiv që priste një fitore përballë Izraelit, Sokol Kushta, ish futbollisti i famshëm i Kombëtares, kishte një këndvështrim tjetër. Me anë të një postimi në profilin e tij në ‘Facebook’, Kushta ka reaguar ashpër pas humbjes së pësuar:

“Kisha 8 ditë që lexoja dhe dëgjoja në TV nga shumë specialistë dhe lojtarë të Kombëtares që në ndeshjen me Izraelin do ta fitonim, 1-0, 2-0 deri në 3-0, dhe pyesja veten po këta e dinë se kush është Izraeli?

Kushta
Kushta

Atë gjë e kuptuam kur filloi minuta e parë dhe deri sa ra bilbili i fundit. Kjo ishte një shuplakë për delirantët dhe të paaftët, dhe të gjithë ata që mendojnë se futbolli fitohet me fjalë dhe tangërlliqe.
Futbolli është sporti më i lehtë në botë për disa që e bëjnë me djersë, punë dhe gjak. Është një gjë kur futesh në fushë, emrat bëhen të barabartë, pasi vetëm rezultati të bën të madh.”, ishte postimi i Sokol Kushtës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: