Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk i ka kërkuar UEFA-s të pezullojë kompeticionet ndërkombëtarë deri në fund të vitit 2021. Është ky oërgënjeshtrimi që vjen menjëherë pas lajmit të publikuar pas investigimit të revistës braziliane “Veja” dhe që u shoqërua me shumë pokemika.

Obsh 1
Obsh 1

Sipas kësaj reviste, gjatë një video-konference të fshehtë, OBSH kishte këmbënguluar mes shumë debatesh që turnetë europianë të futbollit duhet të ndërpriteshin deri ën fund të vitit të ardhshëm për shkak të pandemisë së Covid-19. Ky pretendim ka detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë të dalë me një njoftim zyrtar, ku mohon në mënyrë kategorike një kërkesë të tillë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb