Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, do t’u bëjë një dhuratë të veçantë lojtarëve para sfidës me Anglinë.

Ai i ka thënë futbollistëve që të ftojnë partnerët dhe fëmijët e tyre për të qëndruar 2 ditë në hotelin e ekipit pas ndeshjes me Tunizinë, e cila luhet të shtunën.

Do të jenë afërsisht 112 të ftuar special në hotelin me 5 yje në Moskë, me një barbekju gjigande të parashikuar për fundjavën para se Belgjika të përballet me Anglinë në Grupin G.

Trajneri Martinez mendon se një mjedis familjar dhe shoqëror do t’i bëjë mirë ekipit, ndryshe nga Marc Wilmots, i cili 2 vite më parë në “Euro 2016” nuk u lejoi lojtarëve asnjë natë me të dashurat e tyre.

Bashkëshortet do të kenë mundësi të mbështesin në stadium të shtunën të dashurit e tyre para se të largohen të hënën. Por gruaja e Kevin De Bruyne dhe djali i tyre 2-vjeçar do të mungojnë në këtë ngjarje.

Futbollisti 26-vjeçar i Manchester City-t ka deklaruar: “Unë gjithashtu dëshiroja të shikoja gruan dhe djalin tim por vendosëm ndryshe. Mbi të tjera ky vendim erdhi sepse nuk dua që djali im të bëjë këtë udhëtim të gjatë.

A ndihem vetëm? E kam përgatitur veten për këtë. Në kemi folur në telefon një ditë më parë. Çdokush vendos për më të mirën në familjen e tij. Këtë bëra dhe unë.”

thomas

Tomas Vermalen me gruan e tij

martnes

Gruaja e Dries Mertnes

axel

Gruaja e mesfushorit Axel Witsel

carrasco

Gruaja e Carrsco-s

de bruyne

de

Gruaja e De Bruyne

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb