Pas deklaratave të një ditë më parë se lojtarëve të ekipit kombëtar i është hequr pasaporta diplomatike, ka reaguar Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Me anë të një postimi në “Twitter” vetëm pak minuta përpara nisjes së ndeshjes Shqipëri-Islandë, Cakaj pasi i ka uruar suksese ekipit kombëtar në këtë përballje, e ka hedhur poshtë këtë lajm duke e quajtur të pavërtetë.

“Duke i uruar Kombëtares së Shqipërisë një mbrëmje të suksesshme sonte, informoj se lajmi i shpërndarë në hava, lidhur me heqjen e pasaportave diplomatike të kuqezinjve është fund e krye i gënjeshtërt”,- shkruan Cakaj në Twitter.

Një ditë më parë ishte futbollisti Andi Lila i cili publikisht u shpreh se u ishte hequr pasaporta diplomatike, e përfituar pas kualifikimit në Euro 2016. Por i menjëhershëm ka qenë dhe sqarimi i kreut të diplomacisë shqiptare, i cili ka siguruar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb