Irani luajti një ndeshje miqësore përballë Senegalit, për të provuar skuadrën për Botërorin e Katarit, që starton më 20 nëntor. Vëmendja ishte tek Irani te himni dhe te veshjet.

Problemet që po ndodhin në shtetin iranian, me protestat e shumta që po bëhen për të drejtat e grave, ku ka pasur dhe shumë humbje jete, duket se kanë ndikuar në futboll.

Lojtarët e kombëtares iraniane, përpara sfidës, zgjodhën që të mbulonin me xhup simbolet e shtetit të tyre që ndodheshin në fanellë, në një formë solidarizimi. Kjo mund t’i penalizojë ata në prag, duke ditur fanatizmin e shtetit të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb