Liverpool është finalist i dytë i Ligës së Kampionëve. The Reds janë kualifikuar për në ndeshjen vendimtare të ligës elitare evropiane për klube. Anglezët kanë pësuar humbje me rezultat 4-2, por janë kualifikuar pasi që kanë triumfuar në takimin e parë me rezultat 5-2.

Pas takimit kanë reaguar skuadra italiane teksa i ka uruar ish-lojtarit, i cili për një vit veshi fanellën e romakëve, Mohamed Salahut.

“Kjo dhemb aq shumë pasi që ëndrra e pa besueshme e Romës për të shkuar deri në Kiev ka mbaruar, por ju do të jeni atje në ngjyrat tuaja të reja. Paç fat në finale”, thuhet në mesazhin e Romës.

Kujtojmë se të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp do të takohen në finale me Real Madridin.

Roma-Salah

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb