Nëse në pjesën më ta madhe të Europës pengesë për rinisjen e futbollit janë auoritetet sanitare të qeverive, në Francë janë vetë lojtarët që I bëjnë “bllok” mundësisë për të zbritur sërish në fushë që mënyrë që të mbyllin sezonin e ndërprerë. Lajmi bëhet I ditur nga “Le Monde”. Gazeta citon bashkë-presidentin e Unionit të Futbollistëve Profsionistë Francezë, Sylvain Kastendeuch.

0603090334269 Web Tete
0603090334269 Web Tete

“Emergjenca ekonomike nuk duhet të kalojë atë që është prioritet absolut, pra shëndetin publik. Heqim dorë nga rinisja e kampionatit, që në këtë moment është e përshpejtuar dhe e rrezikshme. Do të ishte me vend që të mendohej që tani për sezonin e ardhshëm”, ka thënë përfaqëusesi i futbollistëve francezë. Jo vetëm rikthimi në fushë, pasi lojtarët e Ligue 1, që kanë më shumë peshë edhe në vendimarrje i kanë hapur luftë edhe kërkesës së klubeve për të reduktuar pagat e tyre. Kërkesa për të ulur me 30% rrogat është kundërshtuar nga futbollistët e skuadrave më të mëdha si Paris SG, Marseille dhe Lyon.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb