Nëse lufta në Armeni anuloi miqësoren e Kombëtares së parë, tashmë është Coronavirus që bën të njëjtën gjë me sfidën e skuadrës kuqezi U-21. Ndeshja miqësore që ekipi i Alban Bushit kishte në program të enjten e 8 tetorit kundër Sllovenisë në “Elbasan Arena” nuk do të luhet.

Shpresa
Shpresa

Konfirmimi vjen nga Federata Shqiptare e Futbollit, që tregon se arsyeja për këtë vendm ka të bëjë me disa prej lojtarëve sllovenë, që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Pas anulimit të kësaj ndeshjeje, Kombëtarja U-21 dë të luajë kundër Apolonisë më datë 8 tetor dhe dy ditë më pas do të përballet me një tjetër miqësore kundër Tiranës në “Selman Stërmasi”.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb