Lojtari i Adelaide United, në ligën e Australisë, Josh Cavallo, ka treguar se është ‘gay’, duke u bërë futbollisti i vetëm në botë që e ka pranuar hapur një gjë ë tillë.

21-vjeçari shkroi në rrjete sociale, se ishte gati të bënte rrëfimin “e jetës së tij”, duke deklaruar për herë të parë se ai pëlqen persona të gjenisë të njëjtë.

“Unë jam futbollist dhe jam homoseksual”, ka thënë Josh.

“Gjithçka që dua të bëj është të luaj futboll dhe të trajtohem në mënyrë të barabartë”, shtoi më tej ai.

Futbollisti ka treguar se e ka pasur të vështirë të bëj një jetë të dyfishtë dhe të hiqet si dikush që nuk është në të vërtetë.

“Ka qenë një udhëtim për të arritur në këtë pikë të jetës sime, por nuk mund të isha më i lumtur me vendimin tim për të dalë”.

“Unë kam qenë duke luftuar me seksualitetin tim për gjashtë vjet dhe tani jam i lumtur që mund ta rrëfej atë dhe të ndihem i lirë dhe i qetë me veten time”

Vlen të përmendet se pak futbollistë kanë pranuar që janë homoseksualë. Andy Brennan, u bë i pari ish-lojtarë në ligën australiane që pranoi se ishte homoseksual. Po ashtu, edhe ish-mesfushori i Aston Villas, Thomas Hitzlsperger, zbuloi se ishte homoseksual pasi u tërhoq nga sporti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb