Mediat italiane raportojnë se Interi dhe Juventusi do të futen në izolim pasi futbollisti Daniele Rugani testoi pozitiv me koronavirus.

La Repubblica shkruan se për shkak se Juve luajti ndaj Interit të dielën, edhe pse Rugani nuk luajti, izolimi do të ndodhë, si masë mbrojtës, pasi mundet që lojtarë të Interit dhe njerëzit e stafit të jenë takuar me të.

Mbrojtësi i Bianconerëve ishte në stol për tërë ndeshjen në Torino, e cila u luajt pas dyerve të mbyllura dhe u fitua nga Juve me rezultat 2-0.
“Futbollisti, Daniele Rugani është testuar pozitiv me Coronavirus-COVID-19 dhe aktualisht nuk ka simptoma”.

“Juventusi aktualisht është duke aktivizuar të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, përfshirë ata që kanë pasur kontakte me të”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ky lajm mund të bëjë që Juve të mos e zhvillojë ndeshjen kthyese në Ligën e Kampionëve ndaj Olympique Lyon. Ndeshje ishte vendosur të zhvillohej me 17 mars.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb