Humbja ndaj Portugalisë në finalen e Euro 2016 të zhvilluar në Francë, nuk është harruar ende nga disa lojtarë të kombëtares franceze. Madje disa prej tyre kanë marrë edhe vendime të prera në lidhje me atë ditë.

Në rastin e Dimitri Payet, që lëndoi Cristiano Ronaldo-n dhe e pengoi atë që të vazhdonte pjesën më të madhe të lojës. Mesfushori i West Ham në një intervistë për Sport24 zbuloi që fëmijët e tij e kanë të ndaluar që të përmendin emrin e Cristiano-s në shtëpi.

“Ata e adhurojnë Cristiano Ronaldo-n dhe Messi-n. Edhe pse që nga Kupa e Europës e kanë të ndaluar t’i përmendin emrin Cristiano-s,” tha Payet, një nga lojtarët që performoi më mirë me kombëtaren franceze.

“Kam djem dhe e kuptoj shumë mirë se çfarë mendojnë për ata dy futbollistë. Janë fansa të tyre. E shoh në sytë e tyre. I admirojnë dhe përpiqen t’i imitojnë xhester e  tyre” tha Payet.

Rezultate imazhesh për dimitri payet euro 2016

 

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb