SHBA

Bebe Rexha është një nga këngëtaret me origjinë shqiptare që po korr një sukses të jashtëzakonshëm. Ditën e sotme me anë të disa fotove të postuara në ‘Instagram’, Bebeb ka zbuluar mesazhet flirtuese që i ka dërguar një futbollist i njohur, por pa zbuluar emrin e tij.

Këngëtarja ka shpjeguar se djali në fjalë i shkruan vazhdimisht edhe pse ka familjen e tij dhe kjo nuk është aspak e drejtë. “E keni parasysh atë lloj djali që hyn dhe del nga jeta jote vazhdimisht. Ata janë tradhtarë dhe humbje kohe”,-shkruan Bebe Rexha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në njëri prej mesazheve 29-vjeçarja i kujton se është i martuar dhe baba i tre fëmijëve. “Zhduku nga jeta ime dhe më lër të qetë”,-i shkruan ajo në vazhdimësi. Këngëtarja e vërtetoi edhe njëherë se nuk bën kompromise, sidomos në raste si ky që ka publikuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb