Liga italiane vendosi në fillim të këtij sezoni që shiritat e kapitenëve të të gjithë skuadrave të jenë të njëjtë dhe jo më sipas dëshirës.

Në tre javët e para shkeljet kanë qenë të shumta, me De Rossi-n dhe Papu Gomez që kanë injoruar totalisht rregullin. Të martën, liga italiane paralajmëroi se lojtarët do të dënoheshin për mospërputhje nga java 4 e tutje, por pavarësisht kësaj Fiorentina nëpërmjet një futbollisti të saj shprehet se nuk do i bindet kurrë këtij rregulli.

Kjo për shkak se shiriti i kapitenit në këtë skuadër ka një domethënie të veçantë. Ai është i dizenjuar në ndër të Davide Astorit, futbollistit që humbi jetën në prill të këtij viti për shkak të një arresti kardiak.

“Shiriti që Fiorentina ia ka kushtuar Astorit nuk mund të preket,” u tha gazetarëve mbrojtësi Biraxhi. “Nëse Federata vendos të na gjobisë, ne do të paguajmë të gjitha gjobat!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb