Në prag të ndeshjes me Italinë, dy lojtarë të Kombëtares, Andi Lila dhe Armando Sadiku janë përfshirë në një video, bashkë me hoxhën Ahmed Kalaja, ku tallen me besimin fetar të krishterë. Biseda është bërë në një dhomë hoteli, kur imami Ahmed Kalaja ka shkuar për t’i vizituar.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/ahmedkalaja/videos/1451505238214089/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Ndonëse ka qenë imami Kalaja ai që e nxit Lilën të tregojë historitë me priftërinj në skundrën greke ku luan (PAS Giannina), ky i fundit nuk heziton të tregojë një episod, kur prifti hyn në dhomat e zhveshjes dhe të gjithë i puthin dorën. Duke u tallur me vizitat e shpeshta të priftërinjve tek skuadra ku luan, Lila shton se ai nuk e ka bërë një veprim të tillë, pra që t’i puthte dorën. Tregimi i tij shoqërohet me të qeshura si nga Sadiku ashtu edhe nga hoxha Ahmed Kalaja.

“Prifti vjen muaj për muaj tek stërvitja, me një dhomë të vogël me gjithë trajnerin. Një ditë na erdhi i madhi fare, kujt ia priste mendja që do vinte ai. Na hedh ujë të bekuar. Ai zgjaste dorën të gjithë ia puthnin. Kur erdhi radha ime trajneri i tha ky është shqiptar, ai tha që këta janë besimtarë të mirë. Më zgjati dorën që t’ja puthja por unë e kapa për dore”,- tregon futbollisti me të qeshura.

Në videon 17-minutëshe, në disa raste ndërhyn dhe Armando Sadiku. Videoja është regjistruar në dhomën e Andi Lilës në hotelin ku është grumbulluar Kombëtarja para ndeshjes me Italinë. Në video shfaqet edhe një djalë që këndon sure, ndërsa vetë futbollistët thonë se dinë disa të tilla.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb