BRITANI E MADHE – Álvaro Morata dhe bashkëshortja e tij Alice Campello japim një lajm të gëzueshëm. Lajmin e ka dhënë vetë futbollisti i Chelsea-it, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Instagram.

“Që herën e parë që të pashë e dija që t’i do ishe nëna e fëmijëve të mi dhe jam i sigurt se do të jesh nëna më e bukur, më e ëmbël dhe më e mirë në botë. Nuk mund të të dua më shumë”, ka shkruar ai bashkë më foton ku shfaqet duke i puthur barkun bashkëshortes.

Ata mund të quhen pa frikë si çifti që e shpreh më shumë dashurinë e tyre në Instagram. Alvaro është 24- vjeç dhe aktualisht luan me Chelsea-n. Ai ka nisur të luajë futboll që në moshën 13- vjeçare, e ndërsa Alice 22 vjeçe është një modele dhe fashion designer.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: