TIRANE – Alvaro Moratta bëhet baba për herë të parë. Lajmin e gëzueshëm të ardhjes në jetë ë dy binjakëve, Alessandro dhe Leonardo e dha vetë futbollsiti i Chelsea-it me anë të një postimi në Instragram .

Gjithçka shkoi me sukses dhe ditën e djeshme me 29 korrik bashkëshortja e futbollistit, Alice Campello solli në jetë binjakët. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, sulmuesi spanjoll i Chelseat nuk e ka fshehur lumturinë që u bë prind, ndërsa falënderon pa masë bashkëshorten e tij.

“Erdhi dita. 29 korrik 2018, një ditë që nuk do ta harroj kurrë. Pritja ishte e gjatë, shumë e gjatë. Kanë kaluar vetëm 9 muaj, por për ne kanë qenë si 3 vjet. Unë nuk kam fjalë për t’ju falënderuar. Alice, faleminderit që më ke bërë dhuratën më të bukur dhe më të pabesueshme në botë. Çdo ditë që unë të njoh, falënderoj Perëndinë që të solli në rrugën time, sepse ti je guri i themelit më jetën time. Në këto muaj ti ke luftuar si një luaneshë dhe unë jam shumë krenar për ty. Net të shumta në spital, çdo ditë e dehidratuar, ditë të tëra së bashku në shtrat, pa qenë në gjendje të lëviznim … por në fund mbërriti çasti, mbërriti dhe ia vlen. Mirë se vini në botë, Alessandro dhe Leonardo. Unë kërkoj vetëm që të jeni të shëndetshëm dhe të lumtur në sajë të dashurisë që “merr frymë” në shtëpinë tonë, në familjen tonë. Së fundi dua të falënderoj mjekët, të cilët na kanë ndihmuar në këto muaj të vështirë, dhe mbi të gjitha, të gjithë njerëzit që punojnë në spital, për dashamirësinë dhe ndjeshmërinë e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: