GJERMANI – Bastian Schweinsteiger është një nga lojtarët më të mirë dhe më të dashur në gjithë botën.
Untitled-4
Mesfushori gjerman i cili ka fituar çdo gjë në karrierën e tij dhe që së fundmi aktivizohet në Amerikë te ekipi i Chicagos ka marrë ndoshta lajmin më të gëzueshëm të jetës. Ai sapo është bërë baba.

Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare të Instagram futbollisti i njohur ka njoftuar për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë. Ai kishte postuar dhe një foto të dy duarve të prindërve dhe këmbët e djalit të vogël. ‘Mirë se erdhe në jetë vogëlushi ynë! Jemi shumë të lumtur”- shkruan Schweinsteiger
Futbollisti gjerman u martua me tenisten serbe Ana Ivanovic në korrik të vitit 2016.

Welcome to the world our little boy!?? We are so happy.❤️ @anaivanovic

A post shared by Bastian Schweinsteiger (@bastianschweinsteiger) on


(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb