GJERMANI – Një natë në një club nate mund të kushtojë shumë. Arturo Vidal, i cili këtë vit është transferuar te Barcelona e di më mirë se kushdo tjetër këtë gjë.

Një gjykatës në Mynih ka gjobitur me 800 mijë euro futbollistin kilen për një ngjarje të ndodhur në “Crown’s Club” më 16 shtator 2017.

Në atë kohë futbollisti i njohur lunate me skuadrën Bayern Monaco. Pas fitores së skuadrës së tij 4-0 me Mainz, Arturo Vidal shkon të festojë në klubin e natës, ku shpërthen një sherr i madh shkruan Corriere della Sera.

Futbollisti kilen është një ndër protagonistët e saj ngjarje, e cila u filmua nga kamerat e sigurisë. Përveç Arturos i cili rrezikoi për pak edhe burgun, u gjobiten dhe vëllai i tij, Sandrino me 20 mijë euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb