TIRANE

Granit Xhaka u bë baba për herë të parë muajin e kaluar. Ai dhe partnerja e tij Leonita janë bërë prindër të një vajze, të cilën e quajtën Ayana. Së fundmi, edhe vëllai i tij Taulanti ka dhënë lajmin e bukur se një tjetër fëmijë do t’i shtohet familjes së tyre.

Futbollisti i kombëtares ka zbuluar se partnerja e tij është në pritje të ëmbël. Ai ka postuar në Instagram një foto me duart te barku i rrumbullakosur i partneres dhe shkruan: “Mami, babi dhe engjëlli ynë.”

  • foto galeri
  • foto galeri

Taulanti dhe Arbnora janë bashkë prej disa vitesh, ndërsa në qershor të këtij viti, ai i propozoi asaj për martesë. Me sa duket, dasma duhet të presë, pasi çiftin tani e pret një ngjarje më e bukur dhe më e rëndësishme. Akoma nuk dihet se në cilin muaj të shtatzënisë është Arbnora, ndërsa nuk është zbuluar as gjinia e fëmijës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: