Është karakterizuar me ndërhyrje të ashpra stërvitja e sotme te Brazili. Futbollistët kanë dashur të bien në sy të trajnerit Tite për të zënë një vend në formacion në prag të Botërorit dhe ndaj nuk janë kursyer ndaj njëri-tjetrit.

Në këtë aspekt, siç pritej, nuk ka zhgënjyer Casemiro, futbollisti që luan për Real Madrid. Ai i ka bërë një ndërhyrje mjaft të ashpër mesfushorit Fred, duke e lënë atë për disa çaste të shtrirë në fushë.

Ka patur të bërtitura nga futbollisti që të martën kompletoi kalimin e tij te Manchester United për 60 mln euro. Menjëherë në fushë kanë hyrë mjekët e ‘seleçaos’ të cilët i kanë dhënë ndihmë 25-vjeçarit.

Fred ka lënë në mes ndeshjen e kontrollit dhe tani pritet të mësohet nëse ajo ndërhyrje mund t’i ketë kushtuar ndonjë dëmtim apo jo.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: