Radia Nainggolan tashmë prej 2 ditësh ka kompletuar transferimin te Inter duke u larguar nga Roma pas 4 vitesh. Ikja e belgut në Milano ka mërzitur shumë sulmuesin e Romës, boshnjakun Edin Dezko, i cili në rrjetet sociale ka shkruar:

“Sot jam i mërzitur për shkakun tënd Radja. Nuk doja që të largoheshe, do të më marrë malli dhe të dua shumë vëllaçko,”-shkruan 32-vjeçari.

Në postimin e Dzekos sigurisht nuk ka munguar përgjigjja e mesfushorit belg, por edhe komentet e shumë të tjerëve, mes të cilëve edhe Perisic.

Kroati i Interit i është drejtuar Dzeko-s duke i thënë: “Eja edhe ti, ne këtu jemi.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb