Theo Hernandez bëri një sezon të shkëlqyer me Deportivo Alaves i huazuar nga Atletico Madrid dhe për pasojë Real Madrid nuk mund t’a humbiste mundësinë për të bërë të vetin një yll të ri futbolli që e bleu për 24 mln euro.

Por prej këtij momenti gjërat nuk kanë shkuar mirë për mbrojtësin 19-vjeçar. Fillimisht ai nuk u paraqitet në grumbullim me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Francës që do udhëtonte drejt Shqipërisë për një miqësore me bashkëmoshatarët kuqezi të drejtuar nga Alban Bushi, por pas kësaj do vinte më e keqja.
14966595636904
Futbollisti francez është parë të kalojë natën në një nga lokalet e Madridit i shoqëruar nga një vajzë që sipas një roje parkingu Hernandez e ka përdhunuar rreth orës 4 të mëngjesit.

Akuza e ngritur për 19-vjeçarin është hedhur menjëherë poshtë nga vetë futbollisti i cili ende nuk është shoqëruar nga policia. Kjo u fundit vijon të marrë në pyetje rojën e parkingut, raporton “AS”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb