Hije e rëndë skandali në Federatën Spanjolle të Futbollit, skandal që përfshin në mënyrë të drejtpërdrejtë presidenin e saj, Luis Rubialesin. Sipas informacionit të publikuar nga “ABC”, Rubiales dhe sekretari i përgjithshëm i federatës, Andreu Kamps, që kanë përfunduar nga Gjykata Investigative nr 10 e Madridit për falsifikim të dokumenteve publike, pjesë e reformës legjislative të Federatës, që fuste në asamble 19 zyrtarë të saj.

Sipas informacioneve të së përditshmes prestigjioze spanjolle, gjykatësi i ngarkuar me çështjen ka kërkuar verbalët e asamblesë së shkuar të mbajtur më 16 dhjetor dhe dosjet e akuzaës së paraqitur pesë ditë më parë në Këshillin Superior të Sportit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb