Pas deklaratës në rrjetet sociale, që ngjalli reagime të mëdha nga Avokati i Popullit, shoqëria civile dhe shoqatat që përkrahin persona me Sindromwn Down, deputeti opozitar Myslim Murrizi ka kërkuar falje publike.

Ky i fundit teksa komentonte në rrjetet sociale, u kap me një komentues, duke e etiketuar me termin ‘down’.

“Keqardhje për lëndimin qe kam shkaktuar. Kërkoj falje publike për të gjithë të indinjuarit. Ndjesë për termin e përdorur në ‘Facebook’. Ndjese edhe shoqatës se fermerëve për termin “pjeshkëz””, -tha nenkryetari i Kuvendit. Ndërkohë, ai nuk kurseu akuzat për të gjitha shoqatat, që sipas tij marrin fonde për këtë kategori të personave me aftësi ndryshe, dhe nuk ofrojnë asnjë ndihmë.

Komenti
Komenti

Kujtojmë se dje pjesëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të fondacionit për trajtimin e fëmijëve që vuajnë nga sindroma Down zhvilluan një protestë para Kuvendit, ndërsa i kërkuan që të bente falje publike.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: