Një grua 63-vjeçare është dënuar në Tailandë pasi ka fyer monarkinë apo kritikuar familjen mbretërore.

Ky është dënimi më i ashpër dhënë në Tailandë për këtë vepër penale, teksa ish-shërbyesja civile e njohur edhe si ‘’Anchan’’ ka postuar vetëm klipe audio në media sociale, por pa i komentuar vetë ajo.

Në Tailandë mbreti Maha Vajiralongkorn është përfshirë nga një sërë skandalesh kohët e fundit kurse vendi ka shkuar në protesta anti-qeveritare.

Pikërisht ligji në fjalë kishte 3 vite që ishte shfuqizuar, por në 2020 u rikthye nga pushteti për të shtypur protestat antiqeveritare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb