TURQI- Një qytetar turk është arrestuar vetëm pse shteti ka vlerësuar se ka fyer vajzën e presidentit Recep Tayyip Erdogan në Twitter. Hurriet dailynews raporton se 30-vjeçari, Osman Ç është ndaluar në Antalia dhe është dërguar në stacionin policor të Stambollit.

Nuk dihet konkretisht se çfarë ka shkruar 30-vjeçari dhe në ç’mënyrë e ka fyer vajzën e Erdoganit, Sumeyye Erdogan por vetë ai ka thënë se ka qenë i dehur.

“Kam qenë pak i dehur. Kam parë diçka për martirët në Twitter dhe e di se kam shkruar diçka në adresë të Erdoganit dhe vajzës së tij”, ka pohuar i riu.

(m.k/BalkanWeb) 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: