TIRANË

“Po shikoja në internet mikesha të mia që janë në vijën e parë të luftës nga Covid-19 dhe fytyra e tyre ishte e lodhur nga maskat. Më lindi idea të bëja diçka …” këto janë fjalët e trajneres së faceyoga, Laura Xhaxhiu. Ajo prej kohësh praktikon dhe ofron kurse për t’u kujdesur në mënyrë të shëndetshme dhe natyrale për fytyrën.

E ftuar në “Vila24”, mderuar nga Androniki Kolka , Xhaxhiu foli mbi projektin e saj më të ri, në të cilin ofron trajnime falas në internet se si të eleminojmë problemet që i krijon fytyrës mbajtja e maskës.

“Mjaftojnë vetën 5 minuta çdo ditë dhe pa shpenzime, për të patur muskuj të relaksuar dhe një fytyrë që duket shumë vite më re.”-thotë ajo, madje këshillon se disa ushtrime të lehta mund të bëhen edhe gjatë lëvizjes edhe pse kemi vënë maskë.

Gjatë bisedës në studio, Xhaxhiu praktikoi disa ushtrime të muskujve të fytyrës që pengojnë krijimin e rrudhave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: