Në Hangzhou të Kinës ku po mbahet këto ditë samiti i “G20”, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, zhvilloi sot një takim të veçantë me homologun e tij amerikan, Barack Obama. Por jo vetëm ata të dy por G20 ka mbledhur të gjithë liderët e globit.

Obama, thotë se ai kishte takim “efikas” me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në samitin G20 në Kinë, me ç’rast ishte bisdeduar për Sirinë, Ukrainën dhe sigurinë kibernetike.

Obama u tha sot reporterëve në Hanzhou të Kinës se të dy liderët diskutuan për negociatat që po vazhdojnë ndërmjet diplomatëve të tyre të lartë për Sirinë.

Ai tha se janë pajtuar për tu dhënë instruksione diplomatëve që të vazhdojnë përpjekjet gjatë ditëve të ardhshme për arritjen e marrëveshjes që do të çonte në ndalje të qëndrueshme të armiqësive.

Presidenti amerikan ka theksuar se me këtë marrëveshje duhet të lejohet dërgimi i ndihmave humanitare për civilët që po vuajnë.

Obama ka tërhequr vërejtjen se aktualisht në Siri, ku qeveria e Damaskut, që është aleate e Moskës, po i bombardon forcat opozitare “e pa ndëshkuar”, poforcohet aftësia e grupeve ekstremiste për të rekrutuar anëtarë të rinjë.

Ai shtoir se me Putin ka biseduar edhe për Ukrainën dhe për urgjencën e implementimit të marrëveshjes së Minskut.

Ai tha se ia ka bërë të qartë liderit rus se “derisa kjo marrëveshje të mos implementohet, Uashingtoni nuk do t’i tërheq sanksionet”. Obama vlerësoi se takimi me Putinin ishte “konstruktiv por jo vendosës”

Vendet e grupit G20 kanë diskutuar gjithashtu për mundësinë e krijimit të një forumi për reduktimin e mbikapaciteteve industriale dhe globale që po shkaktojnë problem në tregje, bën të ditur një diplomat evropian.

“U arrit një marrëveshje për të vlerësuar se mbiprodhimi penalizon ekonominë dhe se subvencionet janë shkaku kryesor i çekuilibrit të tregut”, bëri të ditur burimi në kushte anonimati, pak para mbylljes së samitit me pjesëmarrjen e 20 fuqive globale në lindje të Kinës.

“Krijimi i një forumi global do të ketë në fokus vlerësimin e procesit për reduktimin e mbikapaciteteve industriale në mesin e anëtarëve të saj, një fazë e rëndësishme dhe konkrete”, shtoi diplomati duke konfirmuar pjesëmarrjen e Kinës.

“Bisedimet në vijim që po zhvillohen në Bruksel mbi procedurat për dhënien ose jo të statusit ekonomik të tregut nga BE-ja ndaj Kinës luajnë një rol shumë të rëndësishëm”, theksoi zyrtari.

G20-Moska dhe Riadi kundër ngrirjes së prodhimit të naftës
Rusia dhe Arabia Saudite, dy prodhuesit kryesorë të arit të zi u angazhuan sot për një bashkëpunim më të ngushtë midis shteteve eksportuese në mbështetje të stabilitetit të tregut të naftës, pa përmendur mundësinë e ngrirjes të nivelit të ofertës, një çështje mjaft e diskutueshme që rezultoi pa sukses në fillim të vitit.

Gjashtë muaj pas disfatës së bisedimeve në Doha, ministri i Energjisë ruse, Alexandre Novak dhe ai i Burimeve Natyrore saudite, Khaled al-Faleh nënshkruan në vazhdën e samitit të G20-ës në Kinë një deklaratë të përbashkët, e cilësuar “historike” nga Novak.

“Ministrat pranuan rëndësinë e një dialogu konstruktiv dhe një bashkëpunimi të ngushtë midis vendeve kryesore eksportuese me qëllim mbështetjen e stabilitetit në tregun e naftës dhe garantimin e një niveli të qëndrueshëm në planin e investimeve afatgjata”, sipas tekstit publikuar në Moskë nga Ministria ruse. “Ministrat ranë dakort për të bashkëpunuar midis tyre ose në bashkëpunim me shtetet e tjera prodhuese të naftës”, shtoi ai.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb