UASHINGTON-Perspektiva e largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian rëndon mbi ekonominë globale tashmë e përfshirë në një klimë pasigurie, vlerësuan sot ministrat e Financave të vendeve të G20-ës, në përfundim të takimit në Uashington.

“Ndjesia e frikës nga një distancim i mundshëm i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian komplikon situatën e ekonomisë globale”, bëhet e ditur, dy muaj e gjysmë nga organizimi i referendumit që pritet të jetë vendimtar për të ardhmen evropiane të Britanisë së Madhe.

Fuqitë e mëdha të vendeve të industrializuara dhe ato në zhvillim u ndalën veçanërisht në rreziqet e parashtuara nga konfliktet gjeopolitike, terrorizmi dhe kriza e migrantëve në një periudhë kur rimëkëmbja ekonomike ndodhet nën ndikimin e tranzicionit ekonomik kinez.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: