GJERMANI– Vendet e G7-ës do të përforcojnë sanksionet kundër Rusisë nëse del e domosdoshme, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel në mbyllje të një samiti të shtatë fuqive ekonomike të botës.

“Heqja e sanksioneve është në përputhje me respektimin e marrëveshjeve të Minskut, të nënshkruara në shkurt, sidomos përsa i përket vendosjes së armëpushimit në lindje të Ukrainës”, deklaroi Merkel në kështjellën e Elmaut në Bavari.

“Jemi të shqetësuar për intensifikimin e luftimeve në linjën e kontaktit. Ne kërkojmë respektimin e armëpushimit dhe tërheqjen e armëve të rënda nga të githa palët”, thuhet në ndërkohë në deklaratën përfundimtare të G7-ës, Gjermanisë, Kanadasë, SHBA-së, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Japonisë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: