ITALI– Bashkësia ndërkombëtare duhet të shtojë përpjekjet kundër kërcënimeve dhe konflikteve të një tipi të ri në luftën kundër shkatërrimit dhe trafikut të objekteve të pasurisë kulturore. Këtë e tha të premten një ekspert i kësaj fushe, gjatë punimeve të samitit të parë G7 për kulturën, që u zhvillua në datat 30 e 31 mars në Firence të Italisë, sipas një ideje të hedhur kohë më parë nga nga qeveria italiane.

“Gjatë viteve, bashkësia ndërkombëtare ka hartuar një kuadër të plotë ligjor në fushën e mbrojtjes të trashëgimisë kulturore”, theksoi ai.

Që nga viti 1954, Konventa e Hagës mbron trashëgiminë kulturore në rastet e konflikteve të armatosura.

Ajo u pasua nga Konventa për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore e kulturore dhe Konventa për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jo materiale të zhvilluara në vitin 1972 dhe 2003 në Paris.

“Konventat ndërkombëtare në këtë fushë mbrohen nga shtetet e ndryshme por jo nga organizatat kriminale”, theksoi ai.

Gjatë konflikteve të fundit në Irak, Siri, Jemen apo në Libi, grupet terroriste përdorën shkatërrimin e objekteve të trashëgimisë kulturore për qëllime propagandistike.

Këto “fitore lufe” nxisin një rrjet të gjerë trrafiku të objekteve të pasurisë kulturore që i siguron grupit terrorist të Shtetit Islamik nga 8-10 milionë dollarë në vit, sipas raporteve të CIA-s.

Pas shkatërrimit të muzeut në qytetin e lashtë të Palmirit nga grupi terrorist Shteti Islamik, ltalia hodhi nje hap përpara në përpjekjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore botërore duke krijuar vitin e kaluar “Kaskat blu” të kulturës në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO).

Njësia e parë e përbërë prej 60 anëtarësh është krijuar tashmë për ndërhyrje kudo në botë, me kërkesë të UNESCO-s ose të vendeve të përfshira nga konfliktet e armatosura apo katastrofat natyrore./ATA/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb