Ish-mesfushori i Atletico Madridit, Gabi, ka shprehur përkrahjen e tij të plotë për superyllin, Antoine Griezmann.

Mesfushori që ka luajtur më parë me Griezmannin, ka shprehur përkrahjen e tij të plotë për francezin duke thënë se ai meriton Topin e Artë.

Madje Gabi ka thënë se Griezmann nëse nuk e fiton Topin e Artë atëherë nuk ka asgjë kuptim.
“Nëse ata nuk ja japin Topin e Artë atij këtë vit, atëherë unë nuk do të kuptoj asgjë”. “Për shembull Cannavaro e fitoi Topin e Artë sepse e fitoi Kupën e Botës dhe askush nuk ka fituar më shumë se Griezmanni këtë vit”, shkruan teg.

“Ai fitoi Kupën e Botës, fitoi Superkupën, Europa League dhe ka qenë më i miri në finale, ai fitoi shumë. Mendoj se nëse Griezmanni nuk fiton, atëherë Topi i Artë nuk ka kuptim”, deklaroi Gabi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb