Trajneri i Danimarkës, Martin Olsen, ka ofenduar rëndë shqiptarët. Olsen gabimisht apo qëllimisht, kjo nuk dihet, u ka ndërruar emrin shqiptarëve, duke i quajtur “shqiptaristët”.

Kjo ka ndodhur sot në konferencën për shtyp të mbajtur para ndeshjes kualifikuese për Euro 2016, që kombëtarja e Danimarkës luan përballë Shqipërisë. “Ai iu tha shqiptarista në vend të emërtimit të duhur shqiptarë”, shkruan gazeta daneze “ekstrabladet.dk”, e cila ka sulmuar trajnerin e Danimarkës, për gabimin e bërë. Takimi Danimarkë­ Shqipëri do të zhvillohet të premten në ora 20:45.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: