Ky është një sezon ndryshe për Partizanin, i nisur pa premtime të bujshme, me vetëm një afrim zyrtarë gjatë merkatos së verës, Ilir Daja. Trajneri ishte pikërisht lëvizja më e goditur e stafit drejtues, një personazh ekspert i fundit shqiptarë që diti ti marrë më të mirën një grupi shumë të limituar. Nëse gara për titull është ende e hapur kjo është edhe për meritë të ekipit kryeqytetas. Daja nuk dëshiron që të flitet për Vllazninë, e aq më pak ta kenë pikë referimi, ky do të ishte një gabim i madh:

“Çfarë do të bënte ndryshe me Partizanin pas dy fazave të para – Të falënderoj për pyetjen sepse duhet kujtuar që kemi qenë dhe në fazën e parë të dytët, në fazën e dytë me të parën kemi 5 pikë smë shumë. Përveçse kemi stabilitet, kemi dhe rritje. 5 pikë më shumë do të thotë që gjëra kanë ardhur në përmirësim. Do të thotë që kemi bërë fazë të mirë me ata futbollistë që kemi patur që në fillim të kampionatit.

Kastrioti e fortë me ekipet e mëdha – Është ekip pragmatist, vjen nga dy fitore me moral të mirë, si dhe ne. Në dy përballjet me ta kemi një fitore dhe një humbje. Është një ndeshje e vështirë, nëse nuk do të jemi me motivimin si në çdo ndeshje tjetër, do t’ia bëjmë më të vështirë vetes. Ka një tjetër moral Kastrioti, është më i qetë se nuk është nën presion për të bërë sforco të mëdha. Duhet të jemi të përqendruar që dhe ato probleme që ka terreni për të shtuar dyluftimet dhe përqendrimin.

Vllaznia, si përmbyset – Do të bëjmë gabimin më të madh nëse do të shikojmë diferencën me Vllazninë. Duhet të shikojmë ndeshjet tona. Nuk ka asnjë lloj bonusi nëse shikojmë çfarë Vllaznia bën. Ata do të bëjnë kampionatin e tyre njësoj si ekipet e tjera. Janë 4-5 skuadra që rivalizojnë Vllazninë, meqenëse kanë vendin e parë. Të shikojmë ndeshjet tona. Edhe në javën e fundit që Vllaznia humbi, nëse ne nuk do të fitonim ndeshjen tonë, do të ishte e njëjta diferencë pikësh. Të shikojmë veten tonë, pastaj të tjerët”, shprehet trajneri i Partizanit, Ilir Daja.

4-5 ndeshjet e radhës jetike – Ndeshja jetike është ajo që kemi nesër me Kastriotin. Kemi ngjeshje të kampionatit. Me kontingjentin që e kemi të plotë besoj do të kemi më të lehtë për të bërë rotacione. Në mesjavë do të bëjmë rotacion për të ruajtur freskinë, por pa prishur dhe manovrën e ekipit.

Strategjia ndaj Kastriotit – Duhet të bëjmë lojën tonë. Kastrioti në Shkodër me Kukësin ka interpretuar ndryshe manovrën, përgjithësisht pret në gjysmëfushën e tij. Nuk duhet të jemi të çekuilburar që të na kapin në befasi siç ndodhi në ndeshjen e parë me ne në kampionat. Do të jetë një ndeshje do ta fitojë ai që gabon më pak.

Dyluftimet – Nuk jemi një ekip agresiv, dyluftimet nuk i kemi armën më të fortë. Në Korçë, ku terreni ishte me dëborë, lojtarët i fituan të gjitha dyluftimet. Duhet të bëjmë ndeshjen tonë. Nuk kemi frikë nga dyluftimet. Futbolli është lojë e tillë me prezencë të dyluftimeve. Ne kemi karakteristika të tjera nga kundërshtari. Shpresojmë që të dalim në lojën tonë dhe ta drejtojmë ne ndeshjen. Do t’ia vështirësojmë punën vetes nëse bëjmë gjërat ndryshe.

Ferhan Hasani – Mund të ketë disa minuta. Por, zëvendësimet varen nga situata. Mund të duhet të aktivizohet në ndonjë moment një mbrojtës, dhe një moment tjetër një sulmues. Në këtë gjendje që është mund të përballojë disa minuta. Edhe në Ballsh mund të ishte futur. Një lojtar si Hasnai mund të marrë maksimumin e vetes nëse është në kondicionin më të mirë fizik. Ndryshe do të na kthente prapa. Hasanin dhe Domingezin do të kenë minuta kur të kenë kondicionin e tyre më të mirë”, përfundoi trajneri i Partizanit, Ilir Daja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb