Dramë në San Siro! Spezia ka përmbysur Milanin me rezultatin 1-2, në një sfidë të çmendur. Goli në sekondat e fundit i shënuar nga Giasi, tronditi skuadrën e Piolit, teksa protagonist në këtë duel u bë edhe gjyqtari, i cili në minutën e 92-të, nuk lejoi avantazhin, duke i “djegur” Milanit, golin e dytë!

Vlen të theksohet fakti, se në pjesën e parë, Milani shpërdoroi edhe një 11-metërsh, ku Theo Hernandez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Më herët kishin shënuar Leao dhe për miqtë kishte barazuar Agudelo.

Një humbje e papritur kjo dhe që mban distancën mes Interit dhe Milanit ende larg, madje me zikaltrit që kanë fituar edhe 1 pikë më shumë dhe kanë një ndeshje mangët, atë ndaj Bolognas.

Ngjitet dhe Napoli dhe shkon 46 pikë duke fituar në fushën e Bologna-s me golat e Lozano.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb