Ka mjaftuar një gabim që De Gea nga portieri i sezonit në “Premier League” të përfundojë në i padëshiruar në Botëror.

Arsyeja është gafa që portieri bëri të premten në takimin Spanjë-Portugali, teksa një gjuajtje e Ronaldo-s e cila dukej pa shumë pretendime i shpëtoi nga duart dhe përfundoi në portë.

Prestigjiozja “AS” ka bërë një sondazh për portierin që tifozët pretendojnë të luajë në ndeshjen e ardhshme të “La Roha-s” dhe përfundimi ka qenë befasues.

Rreth 39.917 vetë morën pjesë në këtë sondazh. 49.8 % të tyre votuan që mes shtyllave kundër Marokut të jetë Kepa Arrizabalaga, ndërsa 38.4% ishin për De Gea-n.

kepa

Pjesa tjetër, 11.8% ishin për portierin e tretë, Pepe Reina-n.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: