Nënkryetari i partisë Demokratike Luçiano Boçi, ka deklaruar se mbështet kërkesat e pedagogëve për rritje të rrogave, kërkesë e cila ishte edhe në bazë të protestës së sotme.

Me anë të një postimi në Facebook, Boçi u shpreh se pedagogë protestuan për dinjitetin e tyre.

Postimi i plotë:

Mbështes si deputet, por edhe si pedagog kërkesat tërësisht legjitime të pedagogëve dhe punonjësve të administratës së universiteteve, që sot protestuan te Fakulteti i Shkencave të Natyrës.
Protestuan, jo thjesht për paga më të larta, por për dinjitetin e tyre!
Prej 4 vitesh kërkesat janë mbi tryezën e qeverisë dhe asgjë s’ka ndryshuar! Vlerësoj maksimalisht këtë protestë për dinjitet në çdo universitet të Shqipërisë!
Gabon kush i zhvlerëson kërkesat tyre!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb