Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ë një intervistë për News24 është shprehur se  ndihet në faj vetëm për një aspekt për marrëdhënien e LSI me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën. Pikërisht se nuk i besoi Ilir Metës i cili ka qenë skeptik për bashkëpunimin me Lulzim Bashën.

Në intervistë Kryemadhi thotë se Lulzim Basha gënjeu LSI-në dhe opozitën për djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale. Po ashtu, sipas kryetares së LSI, Lulzim Basha shkeli marrëveshjen për të dalë me kandidatë të përbashkët në Dibër, Kukës dhe Gjirokastër.

“LSI nuk është në dispozicion të asnjë partie, është në dispozicion të qytetarëve ëse ne nuk do të krijojmë një sistem meritokracie është e kotë. Deklarata dhe demagogji ka sa të duash. Uroj që në zgjedhjet e 6 marsit në të gjashta bashkitë të votojnë kandidatin që duan dhe u përgjigjen atyre. Qoftë nga Komisioni i Rithemelimit qoftë edhe nga PD, nga PS. S’kemi ndonjë kandidat nga selia e bravave le të jetë 6 marsi një provë për të sjellë të drejtën e votës në Shqipëri

Ju jeni  në koalicion me Komisionin e Rithemlimit?

Drejtimin politik  e ka Komisioni i Rithemelimit ndërsa LSI mban vetëm anën teknike për regjistrimin në KQZ. Me 25 prill nga ana e PD pati vetëm manipulime me një listë e me dy lista. Nëse do të ishim me një listë Basha nuk do të hynte në zgjedhje e do ia linte Ramës.

Nuk dua të merrem me të shkuarën. Ndihem fajtore që nuk i besova Ilir Metës në lidhje me Lulzim Bashën. Gënjeshtra është standard jetese për të. Që nga djegia e mandateve, bojkoti i zgjedhjeve, lufta që nuk do të dorëzonte godinat, të gjitha janë një-pas tjetrës. Nuk është normale që të nxjerr mesazhet me aleatët tonë. Se si Basha nuk donte ta firmoste marrëveshjen e 5 qershorit.

Po të vijmë tek një listë, ne ramë dakord për të patur kandidatë të përbashkët.

E lamë që Hajri Lacci do të jetë i tredi në Dibër dhe Basha tha më jep një grua. Edhe në Gjirokastër Ramë dakord dhe në fund të ditës nuk ndodhi asgjë.Në Kukës LSI i qëndroi korrekt. Edhe sot po presim që të fillonim fushatën e përbashkët për 25 prillit. Ka qenë një situatë që duam apo s’duam slogani nuk ishte Shqipëria Fiton, por Basha Fiton. Isha fajtore që i dhashë besën një të pabesi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: