Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka shprehur kënaqësinë e emërimit të Gabriel Escobar, si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë – Serbi.

Me një postim në Facebook Hoti shkruan se Kosova duhet të jetë gati për dialog i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“I kënaqur që shoh emërimin e z. Escobar si i dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Kjo tregon përkushtimin e Administratës Biden për rajonin dhe dialogun Kosovë-Serbi. Kosova duhet të jetë gati për dialog, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke”- shkruan ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: