TIRANË- “Po çfarë botoksi? Në daljen televizive nuk isha mirë, isha pak i fryrë për shkak të një problemi me shëndetin”. Kështu i mohon akuzat sexsimboli që ka çmendur mijëra femra me bukurinë e tij.

Pamjet e tija po bëjnë xhiron e web-it ndërsa pa frikë është kthyer në një personazh për të qeshur.

Aktori Gabriel Garko në një rrëfim për “La Repubblica” shpjegon se fotoja e tij është marrë nga TV dhe është deformuar në kënd që të dalë e tillë.

“Askujt nuk i shkoi në mendje që mund të ishin false? Unë e kam fikur televizorin dhe telefonin…me të vërtetë isha keq”.

“Dëmin që më është bërë po e vlerësojnë avokatët. Nga kjo histori do dal më i fituar se më parë, por më ka lënduar”, thotë Garko.

Ai shtoi më tej se, “Një grua që më takoi në farmaci, më tha: A, pra nuk qenke i bërë, po më dukesh shumë mirë”.

“Ndërsa një tjetër që më pa në rrugë më tha: ‘Mëkat që në Itali ne shkatërrojmë çdo gjë që kemi të bukur…Ishin kaq të habitur njerëzit që më shihnin normal”.

Në lidhje me pamjen e tij thotë: “Jam narçizist, nuk e mohoj, jam edhe një joshësh i madh, është e drejtë që një aktor të jetë, jo thjesht në kuptimin fizik, por ta kërkon puna duhet të bësh për vete kamerën”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: