Një maçok shumë i shëndoshë, që jeton në rrugë, është bërë atraksioni turistik më i vlerësuar në qytetin mesjetar polak të Szczecinit, sipas ”Daily Mail”.

Turistët që vizitojnë qytetin kanë shkëmbyer monumentet historike dhe muzetë për një turne me Gaçekun, maçokun bardhezi.

Szczecin, në Poloninë veriperëndimore dhe afër kufirit me Gjermaninë, u ofron vizitorëve shumë atraksione turistike, përfshirë kalanë e dukës Pomeraneze dhe parkun ”Kasprowicza”. Por maçoku, i cili madje ka faqen e tij në Instagram dhe një seksion në Google Maps, i ka tejkaluar ato, me vlerësimin e tij pothuajse të përsosur me 5 yje.

Sipas vendasve, Gaçeku u shfaq për herë të parë në rrugën ”Kaszubska”, në qendër të qytetit Szczecin, 10 vjet më parë.

Ai u bë i famshëm në vitin 2020, pasi faqja lokale e lajmeve wSzczecinie.pl postoi video të tij.

Thuhet se ai u kishte shkuar nga pas turistëve, të cilët e pranuan atë dhe e ushqenin me ëmbëlsira duke bërë që ai të bëhej maçoku i shëndoshë që duket sot.

Sipas ”Notes From Poland”, disa njerëz shqetësohen për sigurinë e tij dhe i kritikojnë ata që e kanë shndërruar atë në mbipeshë.

Por, duket se “Mbreti i rrugës Kaszubska” është i kënaqur duke jetuar në kutinë e tij prej druri jashtë një dyqani, pronarët e të cilit kujdesen për të.

Jashtë shtëpisë së tij është një shenjë që i fton kalimtarët të përmbahen nga përkëdhelja kur ai është duke fjetur dhe ta ushqejnë me ëmbëlsira.

Sipas vendasve dhe turistëve, Gaçeku është një ”shok fantastik, i pashëm dhe i shkëlqyer”.

Por, ai ka prirjen për të të gërvishtur ose për të vjedhur ushqim kur është në humor të keq.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb