Me qëllim apo padashje, drejtori i programit të mëngjesit në BBC ka bërë një gafë të madhe kur në vend të imazhit të Kryeministres së Skocisë në ekran ka shfaqur një gorillë!

“Së shpejti do të jetë në programin tonë kryeministrja e Skocisë, Nikolla Stardzon, me të cilën do të flasim për planet e referendumit të dytë për pavarësi”, tha prezantuesja Naga Munci dhe më pas u shfaq në ekran fotografia e gorillës që kishte ikur nga kopshtin zoologjik në Londër!

Me pas, reagon edhe drejtori i programit që e ndërron fotografinë shumë shpejt dhe kërkon falje menjëherë për gabimin e ndodhur.

“Më vjen keq, padyshim është vënë fotografi e gabuar. Ju lutem ta pranoni keqardhjen tonë. Imazhi në fjalë do të shfaqet më vonë, rast ky i arratisjes së gorillës nga kopshti zoologjik”, tha spikeri.

Siç pritej, kjo gafë e BBC është përhapur gjithandej në rrjetet sociale, e në mesin e komenteve të shumta një komentues anonim shprehte frikën se gorilla mund të padisë BBC për shpifje.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: