Një komentator turk është duke e bërë xhiron e botës me komentimin e tij në ndeshjen Itali – Spanjë.

“Gafa” e tij, ndodhi në momentin që Frederico Chiesa realizoi golin e epërsisë për Italinë.

Në këtë moment, komentatori turk i televizionit TRT, Levent Özçelik, në vend se ta përmendte anësorit të Juventusit, dëgjohet duke e ngatërruar emrin dhe duke thënë disa herë “Inzaghi”.

Siç dihet, më pas Spanja barazoi me Alvaro Moratan dhe loja shkoi me penallti, ku më e saktë u tregua Italia.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb