Ministrja e Kulturës i ka lënë ca të forta herë pas here. Pas urimit në ditën e Pashkëve, kur tha “Gëzuar Krishtlindjet!”, ajo ka bërë një gafë tjetër. Gjatë natës së mbylljes së Festivalit Folklorik të Gjirokastrës, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë fjalës së saj ka bërë një lapsus, çka shkaktoi jo pak buzëqeshje në publik.

“Jemi të nderuar që në Festivalin Folklorik kanë marrë pjesë fëmijë nga mosha 5 deri në 105 vjeç”, – tha ministrja e Kulturës. Ndoshta ministrja e Kulturës ka pasur ndër mend pjesëmarrësit më të vegjël në moshë si dhe atë më
të moshuarin, lahutarin 105-vjeçar Gjok Nonaj.

Në fakt, për t’i rënë shkurt, ministrja e ka thënë këtë, por duhej të kishte sqaruar se në këtë festival kanë marrë pjesë, si fëmijë nga mosha 5 vjeç, e deri te më i moshuari, 105-vjeçari me lahutë, përfaqësues i familjes Nonaj.

 

(m.k/VipPages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: