Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ka bërë një gafë në “Twitter”, pasi i uroi ditëlindjen një legjende të bejsbollit me fotografinë e një lojtari tjetër.

E enjtja ishte dita e ditëlindjes për legjendën amerikane të bejsbollit, Willie Mays, i cili mbushi 90 vjeç. “Urime ditëlindjen e 90-të për një ikonë amerikane”, shkroi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve.

Megjithatë, Pelosi në këtë postim e publikoi fotografinë e një ish-lojtari tjetër, të quajtur Willie McCovey.

McCovey vdiq në gusht të vitit 2018. Duket se dikush e vërejti gabimin, sepse postimi më vonë u fshi dhe u zëvendësua me një tjetër, me tekstin e njëjtë, por me fotografi tjetër.

Stafi i zyrës së Pelosit fajësoi një anëtar të stafit për gafën, duke thënë se dikush e përzgjodhi fotografinë e gabuar, duke kërkuar falje për lëshimin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: