Insigne në minutën e 7-të të takimit kundër feynord shënoi golin e parë të sfidës duke treguar edhe një herë super-momentin që po kalon. Italiani shtatshkurtër këtë gol të rëndësishëm për skuadrën e tij vendosi t’ia dedikonte shokut të skuadrës, Milik, i cili dëmtoi ligamentin dhe do të mungojë për rreth 4 muaj.

Por, teksa donte t’i dedikonte golin shokut të dëmtuar Milik, një nga shokët e skuadrës së Napolit i ka dhënë fanellën e gabuar, atë të Zielinski. Por për fat të mirë sulmuesi italian e ka kuptuar gafën dhe ka kërkuar fanellën e duhur.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: