Deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu, në një status në “Facebook” ka shpërndarë një video, teksa në sfond dëgjohet kënga e ‘Hajredin Pashës’.

Por Gogu e bën Hajredin Pashën komandantin turk, një hero të dibranëve, ndërsa e shoqëron videon me tekstin: “170 vite këngë e lavdi, dedikuar Hajredin Pashës, heroit të të gjithë dibranëve. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar dhe vijon e ngjallë njësoj emocione.”

Kaq ka mjaftuar që më pas të shpërthejnë edhe komentet, duke vënë në dukje edhe gafën e këtij të fundit, pasi e bën Hajredin Pashën, hero.

Pas kësaj Toni Gogu ka ndryshuar edhe postimin, pasi duket se edhe e ka kuptuar gabimin.

Statusi i ndryshuar: 170 vite këngë e lavdi, dedikuar heronjve dibranë. Një prej dedikimeve që ndër breza është trashëguar e vijon të ngjallë njësoj emocioni.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Por, në Dibër e jashtë saj, Hajredin Pasha është një këngë që nuk harrohet.

E kjo është kënga e famshme që i kushtohet luftës kundër gjeneralit famëkeq turk, Hajredin Pashës, më 1844.

Historia tregon se Hajredin Pasha, komandant turk, pësoi disfatë në luftë me shqiptarët, në mesin e shekullit XIX.

Në betejën e vitit 1844 kundër ushtrisë turke, që udhëhiqej nga Hajredin Pasha, e gjithë Dibra luftoi me heroizëm e me një vendosmëri të madhe përballë forcave numerikisht të shumta turke dhe të pajisura me artileri, luftonin dibranët të vendosur për të mbrojtur Dibrën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: