TIRANË
Samiti i Dytë i Diasporës dhe gafa e ministrat të jashtëm të deleguar nga Rama, Gent Cakaj me vargjet e Naim Frashërit është komentuar sot në emisionin “A show” në News 24.
Gazetari Blendi Salaj tha se gafën e Cakajt e ka parë me simpati, ndërsa u shpreh se e ka përjetuar në të njëjtën mënyrë djersitjen që pësoi ministri pas ngatërresës së vargjeve të Naimit. Nga ana tjetër, shkrimtari Agim Baçi theksoi se ky është një shembull i mirë, që gjërat që nuk i njeh mirë është të mos flasë për ta.
Pjesë nga biseda:
Salaj: Kjo është gjëja dhe unë e kam parë me simpati. Ai natyrshëm donte të bënte më shumë, por nga ana tjetër është normale dhe unë i kam ndjerë ata djersët e Cakajt.
Baci: Shpresojmë që të mësohet dhe mos të falsë për gjëra që nuk i di mirë. Kjo përbën një shqetësim tjetër, sepse nuk iu besojmë brezave të rinj të shkolluar.
Shano: Është i rritur dhe i vaksinuar. Ka një kalkulim të ftohtë mbi ato veprime që bën.