Volodymyr Zelensky ishte në New York ku foli para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Megjithatë, ajo për të cilën po gumëzhijnë mediat botërore nuk është diçka që presidenti ukrainas tha në OKB, por një gafë e pabesueshme e bërë në formën e një mesazhi urimi në qendër të qytetit amerikan.

Përkatësisht, mesazhi “Lavdi urinës” u shfaq në një billboard të madh digjital në vend të “Lavdi Ukrainës”.

Videoja, natyrisht, u bë virale.
Kompania që menaxhon tabelat shpjegoi se gabimi ishte shkaktuar nga një sistem inteligjent që lidhte fjalën Ukrainë dhe ngjyrën e verdhë dhe e korrigjonte automatikisht atë në një fjalë të një forme të ngjashme – urinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: