Chelsea, dje në raundin e tretë të Carabao Cup, më në fund gjeti një fitore që i mungonte prej kohësh. Blutë e Londrës mposhtën Brighton të De Zerbit (1-0) falë golit të Xheksonit në pjesën e dytë, por ajo që shkaktoi bujë të madhe ishte një gabim i Chelseat para ndeshjes.

Në listën e ekipit në formacionin zyrtar të zgjedhur nga trajneri Pochettino u shfaq numri 20, Andrey Santos. Problemi është se Santos nuk është më pjesë e skuadrës pasi është huazuar te Nottingham Forest. Gjithsesi, ishte vetëm një gabim printimi, me fanellën me numrin 20 që në sistemin e klubit mbetej i përcaktuar për Andrey Santos, pavarësisht se në fakt nga minuta e parë luajti Cole Palmer, i ardhur në verë nga Manchester City.

Ky rast po bën xhiron e botës dhe lajmi ka marrë shpërndarje të gjerë. Te klubi me seli në Londër, rezultatet e dobëta në fushë në dy vitet e fundit, duket se janë pasqyruar më së miri edhe në çështjet e brendshme.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb